Sulmi mbi civilët e pafajshëm në Francë, është ngjarje tragjike por dhe reflektim per tu bashkuar në luftën kundër terrorizmit. E gjithë bota sot janë bashkë për të mundur këta sulmues barbarë që marrin jetëra njerëzish të pafajshëm.

Më shumë keqardhje e morëm lajmin për sulmin e sotëm në Francë, njëri nga më të mëdhenjtë në Europë. Shprehim ngushëllimet tona deri te familjet e viktimave, ambasada franceze në vend, shteti i Francës, dhe populli mik francez.

Toleranca, bashkëjetesa, puna e përbashkët për ndërtimin e vlerave demokratike dhe liri, gjithsesi do të ngadhnjejë mbi këta sulmues tinëzar, që shkaktojnë vuajtje dhe pikëllim.

Loading...