LSDM: A do ta thotë VMRO DPMNE-ja sot qëndrimin rreth referendumit?

Partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese pyet OBRM-PDUKM-në duke thënë “OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski as sot nuk do të thonë qëndrim të qartë për referendumin dhe për çështjen më kryesore në historinë e Maqedonisë së pavarur?.

Nga partia maqedonase në pushtet thonë se partia opozitare do të vazhdojë të shpikë, të manipulojë dhe të shpërndajë lajme të rreme për çështje nga më të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata pyesin se a do të ketë qëndrim të qartë të OBRM-PDUM-së për çështjen më të rëndësishme?

“OBRM-PDUKM-ja me javë shpikin dhe gënjejnë për gjithçka, vetëm që të mos e thonë qëndrimin për referendumin dhe të ardhmen e Maqedonisë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se qytetarët do ta pranojnë në referendum marrëveshjen me Greqinë për shkak se vetë ata janë për zhvillim, integrim, për identitet të përforcuar maqedonas, për BE dhe NATO dhe se Maqedonia do të përparojë dhe se nuk ka kthim mbas./Telegrafi/

Loading...