LSDM: A ka guxim Mickovski të kërkon falje për qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së?

“Dëmet e shkaktuara nga qeverisja kriminale dhe shkatërruese 11 vjeçare e VMRO-DPMNE-së, po sanohen, ndërsa ekonomia po stabilizohet dhe po lëviz në drejtim të mirë.

Parametrat ekonomik i demantojnë fjalët boshe të Mickovskit. Fakt është se vetëm në muajt e fundit të qeverisjes kriminale dhe shkatërruese të partisë së Mickovskit ka pasur rënie të ekonomisë prej 1.3 për qind në çerekun e parë të vitit 2017. Me politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, kjo gjendje është tejkaluar dhe në çerekun e fundit të vitit 2017, është shënuar rritje prej 1.2 për qind.

Prodhimi industrial në janar ka shënuar rritje prej 8.4 për qind në krahasim me të njejtin muaj të vitit 2017, ndërsa shkalla e papunësisë në çerekun e fundit të vitit 2017 ka qenë 21.9 për qind, që është më pak në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2016, kur ishte 23.1 për qind. Njëkohësisht, me rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë rreth 90.000 qytetarë përfitojnë pagë më të madhe. Përgjithmonë është zgjidhur problemi i 5.000 punëtorëve të falimentuar dhe është siguruar ekzistenca për këto familje.

A do të ketë kurajon Mickovski të kërkon falje për mjerimin në ekonomi, qytetarët e varfëruar dhe borxhet e mëdha që VMRO-DPMNE la pas vetes pas 11 viteve qeverisje kriminale?“, – thuhet në reagimin e LSDM-s.

Loading...