LSDM: Bëjmë thirrje për qetësi të qytetarëve

Keqpërdorimi i ngjarjeve tragjike flet se në çfarë dëshpërimi është është VMRO-DPMNE, qytetarët të qëndrojnë të qetë, institucionet veprojnë konform ligjeve.

Sinqerisht na vjen keq për jetën e humbur parakohe të një të riu dhe u shprehim ngushëllim familjes, familjarëve dhe miqve. Bëjmë thirrje për qetësi të qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Tentimet për keqpërdorim të ngjarjeve të këtilla tragjike e tregon gjendjen dëshpëruese në VMRO-DPMNE.

Presim, nëpër procedurë transparente, ligjore dhe institucionale fajtorët për këtë akt të mbajnë përgjegjësi konform ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Loading...