LSDM, Besa e Gashit veçmë është në qeveri, po negociohen detajet

Në LSDM kanë thënë se për Tv 24 se Besa e Afrim Gashit veçmë është në qeveri edhe pse ende nuk është arritur marrëveshje se çfarë poste do të mbajnë përfaqësuesit e saj. Mirëpo në Lëvizjen Besa kanë thënë se do të kërkojnë të marrin një post ministror me resor, e jo pa resor. Një funksionar i lartë i LSDM-së ka thënë se në lojë për të marrë pjesë në qeveri është edhe Besa e Bilall Kasamit. Sipas tij, vetëm PDSH nuk është në kombinim për të marrë post ministror, por mund të marrë post të eshalonit të dytë nëse ka interesim dy deputetët e PDSH-së të ja bashkangjesë shumicës parlamentare.

Loading...