Nëntë shkurti 2015-tës, dita kur u mbajt konferenca e parë për media nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, sipas LSDM-së do të mbetet datë e ndritshme në historinë politike të Maqedonisë, por edhe në korniza rajonale dhe botërore si porosi se nuk ka ikje nga e vërteta dhe se nuk ekziston dikush që është i paprekshëm për drejtësinë.

“Do të ketë jetë dhe do të ketë drejtësi në Republikën e Maqedonisë. Kështu vendosën mbi 612.000 qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike të cilat zgjodhën ndryshime”, thonë nga LSDM-ja .

Nga LSDM thonë se qytetarët zgjodhën qeveri të re përgjegjëse dhe vetëm një qeveri e tillë sjell jetë për të gjithë në Maqedoni dhe perspektivë për shtetin.

Loading...