Sipas informacioneve që i morëm, Nikolla Todorov deri natën vonë ka diskutuar me drejtorët e klinikave të caktuar nga VMRO-DPMNE. Ka kërkuar dorëheqjen e secilit kirurg i cili do të refuzoj sot operacionet.

Një pjesë e kirurgëve të cilët janë nën presione janë futur në sallat e operacionit të shqetësuar. Ka kirurg me përvojë të cilët nuk janë futur në salla të operacionit, reaguan nga LSDM-ja.
“Rreziku që të ndodh tragjedi e re në shëndetësi është i madh. Nga kaosi që e nxiti Todorov në shëndetësi janë të rrezikuar jetët e pacientëve dhe mjekëve.
Nikolla Gruevski dhe Nikolla Todorov në vend që t`i shpëtojnë pacientët dhe mjekët, ata po i shpëtojnë tenderët dhe marrëveshjet e dyshimta në shëndetësi. 51 milion euro janë borxhet e klinikave. 70 milion euro janë borxhet e shtëpive të shëndetit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Loading...