“Redaktori Nikolla Gruevski në 10 vitet e fundit e ka ngulfatur lirinë e mediumeve në Maqedoni, faktet flasin se Maqedonia në rang listën për lirinë e mediumeve është e fundit në Evropë. Gjendja e keqe e mediumeve është e vërtetuar edhe në raportin e Komisionit Evropian”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Duke i potencuar vërejtjet e Komisionit Evropian, nga partia thonë se ka regres të lirisë së shprehjes në Maqedoni, sipas tyre në Maqedoni, pushteti mundohet t’i frikësojë gazetarët dhe gjithashtu ka politikë redaktuese të shërbimit publik RTVM.

LSDM, shkruan se “Redaktori Nikolla Gruevski”, problem më të madh ka me të verbëtën.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj, duan kthim të lirisë së mediumeve. Më 24 prill, në Maqedoninë e lirë, të udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev, liria e mediumeve do të jetë e garantuar. E drejta e mediumeve është të punojnë dhe t’i njoftojnë qytetarët në interes të tyre, duke qenë të sigurt dhe pa pasur trysni”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, .

Loading...