LSDM-ja dënon incidentin në Qendrën Klinike dhe kjo që ndodhi ishte si një rezultat i “gjendjes së dobët në shëndetësi”.

Partia pyet “çfarë tjetër duhet të ndodhë që ministri i shëndetësisë Todorov të largohet nga pozita e tij si ministër “.

Sipas LSDM-së, mjekët janë lënë pa asnjë mbrojtje apo sigurie në kryerjen e punës se tyre, duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

“Është e papranueshme që në Qendrën Klinike në të cilën çdo ditë hyjnë dhe dalin mijëra njerëz që kërkojnë ndihmë mjekësore, dikujt t’i lejohet të përdorë armë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Loading...