Prokurorja Speciale së shpejti do t’i ketë në dispozicion “Bombat” e papublikuara të LSDM-së. Kështu kanë deklaruar nga partia opozitare, të cilët kanë thënë se kjo do të duhet të ndodh për arsye se duhet respektuar Ligji për Prokurori Speciale dhe Ligji për Informatorë.

“Duhet vetëm të vërtetohet me prokuroren speciale si formalisht do të dorëzohen materialet”, kanë thënë nga LSDM për 24Vesti.

Prokuroria Publike e Shkupit ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e prokurores speciale që ajo të ndërmerr lëndët që janë të lidhura me përgjimet.

Ata kanë thënë se janë duke e shqyrtuar kërkesën dhe se në afat sa më të shkurtër do të dorëzojnë të dhënat e kërkuara.

Sipas të dhënave të para në Prokurorin e Shkupit janë hapur 28 lëndë, por Janeva në momentin kur kërkoi për së dyti herë që t’i rritet numri i bashkëpunëtorëve tha se ky numër do të jetë më i madh.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë lëndët e para që do të punohen nga Janeva.

Loading...