Në reagimin e LSDM-së, thuhet se kreu i VMRO DPMNE-së Mickoski ka publikuar një të pavërtetë dhe lajm të rrejshëm. Nga partia e kryeministrit Zaev thonë se rasti për të cilin foli Mickoski është i shpifur tërësisht dhe nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin.

As që ka ndonjë krim në REK e as që ekziston ndonjë lidhshmëri me ndërmarrje ose persona nga familja e kryetarit Zoran Zaev, të cilët sot i përmendi rrejshëm Mickoski.

Për hir të së vërtetës, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente dhe organizatave joqeveritare që merren me antikorrupsion që të interesohen për rastin e shpifur të Mickoskit dhe për këtë ta informojnë opinionin.

Frustrimet personale të Mickoskit nga puna pozitive, transparente dhe ligjore e Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja dhe rezultatet e shkëlqyera të saj për një periudhë të shkurtër, përballë qeverisjes kriminele të VMRO-DPMNE-së së tij erdhën në shprehje.

Në fakt, vetë Mickoski ende nuk i është përgjigjur opinionit për marrëveshjet prej 10.5 milionë euro të lidhura në kohën kur ai drejtonte SHA ELEM”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Loading...