Për Nikolla Gruevski është e pakuptueshme për të punuar me ligj dhe Kushtetutë për të parandaluar abuzimet në institucionet shtetërore. Nikolla Gruevskit i pengon që Ministria e Brendshme i shërben të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, dhe jo vetëm VMRO-DPMNE-së së tij si në 10 vitet e fundit. Qytetarët e dinë se si funksiononin VMRO-MPBO. Mjaft ishte. Nuk ka më VMRO-MPBO, thuhet në deklaratën e sotme të LSDM.

Nga partia opozitare thonë se nga projekti “E vërteta për Maqedoninë” qytetarët kanë dëgjuar se çfarë keqpërdorime janë bërë pikërisht në Ministrinë e Brendshme, duke filluar nga përgjimi i paligjshëm të mbi 20.000 njerëzve, transmeton TetovaSot.

“Kaos ka vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit. MPB-ja është në interes dhe në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga LSDM-ja.

Loading...