LSDM: Plani 3-6-9 e kthen besueshmërinë në institucionet që i diskreditoi VMRO-ja

LSDM vlerëson se nuk ekziston dëmtim më i madh nga ajo që VMRO-DPMNE ka bërë në 11 vite partizim dhe keqpërdorim të institucioneve, për shkak të së cilës Maqedonia shumë kohë ka qenë e kategorizuar si shtet i robëruar.

“Qeveria e LSDM-së dhe partnerët e koalicionit, përmes implementimit të Planit reformues 3-6-9 e kthejnë shtetin e humbur në institucionet shtetërore.

Plani reformues jep rezultate konkrete. Qeveria është e hapur për të gjithë, sundimi i së drejtës është jo-selektiv, mediat lirshëm e kryejnë punën e tyre, ndërsa institucionet në vend të shërbimit për partitë dhe individët, po bëhen shërbyese të vërteta dhe profesionale për të gjithë qytetarët”.

LSDM thekson se në vend të akuzave të pabaza, VMRO-DPMNE duhet të largohet nga bllokimet dhe destruktiviteti, dhe të mbështesin reformat me të cilat sigurohen institucione të pavarura dhe profesionale, dhe sundim të së drejtës njejtë për të gjithë.

“Kjo është në interest ë shtetit dhe qytetarëve të cilët kanë luftuar për një shoqëri moderne, demokratike dhe të njejtë për të gjithë”, vlerëson partia.

Loading...