Qeveria e Gruevskit jo vetëm që ka ndarë dhe paguar subvencione në mënyrë të dyshimtë, por shuma të mëdha parash përmes programit të zhvillimit rural në mënyrë të dyshimtë ka përfunduar te kompani dhe individë për të pastruar kanalet, tha sot në një konferencë për shtyp Ljupço Nikollovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së opozitare, njofton Portalb.mk.

“Shuma totale e paguar në këtë mënyrë, që e shënon auditori në raportin e saj të fundit është pothuajse 3 milion. Është skandaloze që paratë për gjoja pastrimin e kanaleve i kanë marrë individ ose kompani vetëm në bazë të një kërkese dhe dokumentacion, duke mos pasur asnjë kontroll nga Agjencia për pagesë të situatës në terren për të dorëzuar më pas procesverbal! Auditori qartë konstaton se nuk janë ushtruar kontrolle as edhe para miratimit të kërkesave, gjë që paraqet një mundësi të re të abuzimit – është ndryshe çfarë shkruani në kërkesë dhe ndryshe cila është situata në terren. Gjithashtu skandaloze është fakti se nuk ka të dhëna se sa herë janë miratuar para për një projekt të njëjtë!” tha Nikolovski.

LSDM-ja kërkon nga autoritetet kompetente menjëherë të hapin hetime mbi të gjeturat e auditorit dhe të zbulojnë ne xhepat e kujt kanë shkuar rreth 3 milion euro para të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Loading...