Sot, fatkeqësisht kemi një rast të ri të vdekjes së një foshnje në Spitalin e Manastirit. Sipas Eurostat, 229 foshnje kanë ndërruar jetë në vitin 2013 në Maqedoni. Për këtë arsye, sot është mundësia e vërtet që Gruevski ta zëvendësoj Todorovin, porositën nga LSDM-ja.
“Nikolla Gruevski po i lejon Nikolla Todorovit që ta rrezikoj jetën e pacientëve dhe mjekëve. Nikolla Gruevski po hesht për skandalet që e tronditën shëndetësinë.
Në Veles në kujdesin intensiv një pacient verbalisht e ka sulmuar një mjek, ku në momentin e fundit është penguar një incident. Sipas informacioneve të fundit edhe sot drejtorët e emëruar prej VMRO-DPMNE-së nga presioni i Todorovit po fusin kirurgët në sallat e operacionit”, thuhet në njoftim.

Loading...