LSDM: Tradhti është dëmtimi i së ardhmes së Maqedonisë nga ana e OBRM-PDUKM-së

OBRM-PDUKM dëshiron të ngrejë padi penale për një akt jo ekzistues, diçka që nuk ka të bëjë me realitetin apo ndonjë vepër penale, përgjigjet LSDM ndaj ngritjes së padive penale nga OBRM-PDUKM, kundër kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kundër të gjithë ligjvënësve që votuan Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Padi e pabazë e OBRM-PDUKM-së, nuk është vetëm një raport i rremë, por një tregues se ata ende do të duan të abuzojnë me gjyqësorin pasi e kanë abuzuar atë për 11 vjet. Hapa të tillë të dëshpëruar tregojnë se OBRM-PDUKM nuk ka argumente. Nuk ka drejtësi për të pavërteta e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në reagimin e partisë së LSDM-së.

Nga veprimet e dëmshme të OBRM-PDUKM-së dhe Gjorge Ivanov, thonë nga LSDM, janë të drejtuar kundër të ardhmes së Maqedonisë, kundër anëtarësimit në NATO dhe BE dhe kundër forcimit të identitetit dhe veçanërisht nuk ka tradhti më të madhe se kjo. /Telegrafi/

Loading...