Pozicionet e LSDM-së ngelin të njëjta, të pandryshueshme. Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi më shumë informacione nga ana e partnerëve ndërkombëtar nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, deklaroi anëtari i LSDM-së, Lupco Nikolovski, transmeton TetovaSot.

“Ne mbajmë qëndrimet tona dhe shpresoj se do të arrijmë deri në marrëveshje, pas vetëdijësimit të pjesëmarrësve tjerë në tërë këtë proces, sidomos të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Nikolovski. Në lidhje me konsultimet brenda partiake, Nikolovski deklaroi se ato janë duke rrjedhur.

“Konsulltimet janë duke rrjedhur dhe nuk do të mund të them para ditës së nesërme se deri kur është dhënë afati për vazhdimin e bisedimeve. Gjatë këtyre dy ditëve LSDM-ja po konsultohet. Por, pozicionet tona janë të qarta dhe ngelim në të njëjtat”, deklaroi Nikolovski.

 

Loading...