Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se VMRO-DPMNE-ja është parti pa busull politike, se nuk ka drejtim të qartë të veprimit dhe se është në konfuzion të plotë edhe atë pikërisht në njërën prej periudhave më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM e censuroi fjalimin e kryetarit të tyre Hristian Mickoski. Nga fjalimi i Mickoskit në kanalin zyrtar të OBRM-PDUKM-së janë censuruar disa fjali të cilat zgjuan interes të madh në media. VMRO-DPMNE e censuroi Mickoskin i cili për veten thotë: “Kush është Mickoski t’i tregojë popullit se çfarë të bëjë?”. Një parti e cila autocensurohet dhe i ndryshon përmbajtjet e veta, tregon se nuk ka qëndrime të qarta, se në të mbisundon konfuzion i plotë, se nuk e respekton fjalën e vet e as fjalën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti bëjnë thirrje për seriozitet në këto momente, sipas tyre, historike për Maqedoninë.

“Bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit, për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë, të gjithë qytetarëve tanë”, thonë nga LSDM.

Loading...