Pres nga ministrat dhe zv ministrat fokusim në punën e tyre, në procesin zgjedhorë dhe të mos ndalojnë asnjë projekt qeveritarë, bëri me dije kryeministri Gruevski në fjalimin e shkurtër para parlamentit gjatë seancës së zgjedhjes së ministrave të rinjë.

Do vazhdoj të ndjek punën e tyre në cdo hap, të secilit ministër apo zv ministër, të punojnë në interes të qytetarëve por edhe do reagoj në secilën shkelje të tyre.

Nga sot ministrat e rinjë për punë të brendëshme Oliver Spasovski, për punë dhe politikë soeciale Frosina Remenski nga LSDM, Marta Tomovska Arsovska në ministrinë e informatikës dhe administratës derisa LSDM ka mrë zv ministra në financë, informatikë dhe bujqësi.

Kordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM dhe VMRO, Goran Sugarevski dhe Ilija Dimovski deklaruan qëndrimet e tyre për ministrat e rinjë. ‘’Përmes institucioneve garantojmë se MPB do të punojë për qytetarët, dhe nuk do të funksionojë në principin e VMRO, do të garantojmë se qytetarët nuk do të jenë të kërcënuar për ndihma sociale apo subvencione në bujqësi’’, ka thënë Sugarevski.

‘’Nuk do të lejojmë që si shumicë parlamentare të keqpërdoren institucionet shtetërore për qëllime partiake, nuk do lejojmë asnjë bllokim apo dëm për qytetarët tanë;;, ka deklaruar Dimovski.

Loading...