LSDM:VMRO-DPMNE-ja t’i ftojë anëtarët në referendum në vend që të përhap të pavërteta

Më shumë se 12 vite, VMRO-DPMNE-ja në paraqitjet publike, në programet, pohonte se për çdo zgjidhje të arritur për kontestin me Greqinë qytetarët do të kenë mundësi të sqarohen në referendum. Sot, kur Marrëveshja është arritur, ndërsa mbajtja e referendumit është e patjetërsueshme, VMRO-DPMNE-ja i ndryshon qëndrimet dhe plotësisht është e paqartë se cili është qëndrimi i tyre, thuhet në reagimin e LSDM-së për mediat.

Veprimi i tillë i VMRO-DPMNE-së, thuhet më tej, është i papërgjegjshëm, antishtetëror dhe në kundërshtim me interesat e shtetit dhe qytetarëve.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim, nuk ka ndërtuar politika të veprimit, diçka tjetër flet ndërsa diçka tjetër vepron.Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski, LSDM-ja dhe presidenti Zaev kanë ndërtuar politika, qëndrime dhe mendime për të cilat publikisht dhe hapur flasin para qytetarëve, siç i ngjan secilit politikan përgjegjës. Kjo ka të bëjë edhe për mendimet dhe mundësitë e hapura për formulim të çështjes së referendumit, e cila do të jetë e përbërë përmes përfshirjes më të gjerë të opinionit”, thuhet në kumtesë.

VMRO-DPMNE-ja, shtohet më tej, të mos e frenojë të ardhmen e Maqedonisë.

“Në vend që të përhapë lajme të rreme dhe të pavërteta për Marrëveshjen e arritur e cila e mbron identitetin maqedonas dhe e siguron të ardhmen e Maqedonisë, VMRO-DPMNE-ja të dalë dhe të t’i ftojë anëtarët në referendum. Vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum është përfundimtar dhe detyrues për të gjithë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së në pozitë.

Loading...