LSI reagon zyrtarisht pas protestave të dhunshme dje para parlamentit

LSI ka reaguar sot zyrtarisht në lidhje me skenat e djeshme të dhunës brenda parlamentit, ku opozita kundërshtoi ashpër votimin e zgjedhjes së kryeprokurores ashtu edhe jashtë ku u panë njerëz dhe deputetë të gjakosur.

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në reagimin zyrtar ka thënë se kjo forcë politike dënon çdo lloji dhune. Ky reagim i LSI-së vjen pas atyre të SHBA dhe  BE, të cilët dënuan ashpër dhunën e përdorur si element nga deputetët për të protestuar.

Dënojmë si ata dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, dënojmë marrjen peng të reformës në drejtësi, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave”, tha Gjosha nga selia e LSI-së. /Gazeta Express/

 

Loading...