LSI-së nuk i duhen më para. Meta: Kush vjedh e bën për vete, jo për partinë

Ironi apo edhe LSI ka vendosur ti thotë mjaft korrupsionit? Pas opozitës edhe PS-së edhe Ilir Meta ka vendosur ti shpallë luftë korrupsionit.

Në një mbledhje të komitetit drejtues të LSI-së që po mbahet ne Hotel Tirana, kreu i kësaj partie duke përmendur edhe rastin e drejtoreshës së arsimit të Lushnjes, ka deklaruar se askush nuk ka direktiva për të vënë gjoba, gjoja me arsyetimin se duhet mbajtur partia.

Meta ka siguruar se në LSI nuk ka njerëz me bllok në dorë, që i kërkojnë reyshfet dhe i marrin para biznesit. Të pakëtën ata nuk e bëjnë në emër të partisë së tij ka siguruar Meta.

“LSI-ja nuk mund të pretendojë se është e imunizuar nga praktikat korruptive,  – tha Meta, – por ka një përpjekje për të dëmtuar imazhin e LSI-së në mënyrë të padrejtë për arsye politike dhe në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve është transparenca maksimale dhe në çdo gjë, goditja pa mëshirë ndaj korrupsionit dhe ndaj cilitdo, në radhë të parë të përfaqësuesve të caktuar të LSI-së.

Unë jam krenar për faktin tjetër që askush nuk mund të thotë se kandidatë ose ish-kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie, që për të qënë të pari apo të dytë në listë – kanë paguar para në dorë apo nën dorë tek partia dhe kështu me radhë  ashtu sikurse jemi të ndërgjegjshëm se flitet se kërkohet lekë për partinë e përralla të tjera. Këto nuk janë tjetër përveçse abuzime të individëve të caktuar për veten e tyre.

Ky është mesazh shumë i qartë, si në rastin e ish-Drejtoreshës së Arsimit të Lushnjes, për cilindo që abuzon dhe që do të guxojë të abuzojë me pozicionin zyrtar – që nga ministrat apo qoftë dhe një punonjës fare I thjeshtë që mund të jetë anëtar i LSI-së.

Loading...