Kosovë-Shqipëri

Luante mbi akullin e liqenit, bie brenda 12 vjeçari nga Tirana

akull-4-620x330

Një 40 vjeçar i cili ka tentuar të ecte mbi akull në Fier dhe një 12 vjeçar i cili ka qënë duke luajtur në liqen mbi një pjesë akulli kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme. Dy rastet janë konfirmuar nga uniformat blu.

12 vjeçari me inicialet F.G., ka humbur jetën në Tiranë, pasi luante mbi akullin e liqenit. Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, nga blutë e Tiranës. Djali ka qënë duke luajtur, kur akulli është thyer. Ky rast i rende ka ndodhur në Mëzez, në zonën e Kasharit.

Burimet nga policia shtojnë se përpos djalit, ka qënë duke luajtur edhe një vajzë 15 vjeçare e cila ka shpëtuar. E reja me inicialet E.G., është jashtë rrezikut për jetën.

Më herët u raportua edhe për një 40 vjeçar që humbi jetën pasi tentoi të ecte mbi rezervuarin e ngrirë. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Petovë në Fier, ndërsa mësohet se ka humbur jetën shtetasi Hajredin Xhelo.

To Top