Në një bisedë për Tv 21 përmes Skype, opinionisti dhe historiani i njohur nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se Gruevski nuk kishte pse të ndërtonte identitet mbi Aleksandrin e Madh, përcjell FLAKA.

“Ashtu siç duheshte të mendonte edhe vetë Gruevski që para se të ndërtonte një identitete mbi Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, ndërkohë që dihet se maqedonasit që sot bashkëjetojnë në atë që quhet Republika e Maqedonisë, janë disa popuj të ndryshëm me etni të ndryshme, por janë dhe sllavët maqedonas, janë shqiptarët, ka turq. Ka edhe pakica të tjera, nuk është që i di të gjitha, por mendojë që kanë një histori dhe identiteti i tyre është një proces dhe histori e tyre, që s’ka lidhje fare me historinë e Alekasandit të Madh. Ajo i takon historisë helene dhe këtu hymë në ndërtimin e identiteteve”, tha Fatos Lubonja, analist nga Shqipëria

Loading...