Lufta e Harun Aliut për shqiptarët…Flet vëllai i tij në përvjetorin e vrasjes së Kushtrimit (VIDEO)

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe miq nga Maqedonia dhe Kosova nderuan me homazhe veprën e Harun Aliut, Komandant Kushtrimi, me rastin e 8-vjetorit të rënies së tij. Para homazheve, në fjalët e rastit, vllai i Komandant Kushtimit, Llokman Aliu falënderoi organizatorët Vedat Tahiri nga Kosova dhe Shefit Xhaferin nga Gostivari, për ceremoninë e homazheve. Ndër të tjera ai tha se veprat e Harun Aliut me miq e përkujtojnë me veprimtarinë e Hasan Prishtinës.

LLOKMAN ALIU, VËLLAU I HARUN ALIUT

“Grupi i Harunit me shokët, Shabani, Xhafa, Qemali e të tjerë, ja msynë pikërisht Shkupit, dhe atë kur, ja msynë vite të tëra pas nënskrimit të Marrëvshjes së Ohrit, pse sepse pikërisht Marrëvehsja e Ohrit ishte Marrëveshje e cila sipas tyre ishte një marrëveshje gjysmake. Marrëveshje e cila edhe pse u nënshkrua nuk u realizua asnjëherë. Marrëveshje e cila shpiente drejt një zgjedhje të gjymtë të çështjes shqiptare në Maqedoni. Andaj pikërisht ky grup, në krye me Kushtrimin, ia msyen edhe një herë pas 100 viteve Shkupit, pse? Për t’ia kthye dinjitetin Shkupit, shqiptarëve në përgjithsi dhe të gjithë popullit shqiptar”

Në leximin e historiatit për jetën dhe veprën e Harun Aliutpara të pranishmëve shoku i komandant Kushtrimit, Ridvan Bajrami, tha se me rënien e Kushtrimit u shua edhe simboli i rezistencës kombëtare shqiptrare në Maqedoni.

RIDVAN BAJRAMI, SHOK I KOMANDANT KUSHTRIMIT

“Veprimtaria e lavdishme e atdhetarit, e këtij vigani të pamposhtur përfundoi më 12 maj të vitit 2010 ku në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, së bashku me trimat, Shaban Zenunin, Xhaferr Shala dhe Qemal Fejzullau, ranë në një pritë mirë të organizuar nga an e forcave të armatosura maqedonase. U shua simboli i rezistencës kombëtare të kësaj ane të shqiptarisë, u shua shembulli i dinjitetit kombvëtar shqiptar, u shua ankthi i qarqeve pansllave antishqiptare, lavdi komandant Kushtrimit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”.

Të pranishmit në homazhet për Harun Aliun komandant Kushtrimin, thanë se veprat e tij do të mbeten të pavdekshme. Në ceremoninë e sotme ishte i pranishëm edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...