Një paraqitje origjinale në fushatën parazgjedhore që po zhvillohet në Kosovë, vërehet te lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Komandanti i cili ndër të parët ia ktheu pushkën Serbisë, tani ka një mision të ri, ndoshta po aq të rëndësishëm sa lufta e lavdishme e UÇK-së.

Sepse, nëse Serbia me dhunë policore dhe ushtarake nuk mundi ta zbrazë Kosovën nga shqiptarët, një gjë të tillë po e bën gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike, duke detyruar mijëra e mijëra kosovarë të largohen nga vendlindjet e tyre. Për këtë arsye, Nisma për Kosovën ka përgatitur një program të posaçëm zgjedhor, duke vendosur theksin te momenti ekonomik dhe social, me të cilin do të ndërpresë mërgimin si dukuri negative dhe varrë të pashërueshme për shoqërinë kosovare.

Shtyllat e këtij programi, që me shumë gjasë do të bëhet edhe pjesë e programit të ardhshëm të Qeverisë Kosovës, janë tri: nga një të punësuar për çdo familje, fondprej 400 milionë eurove për investime në bujqësi dhe fond për vetëpunësim.

Lajm Tv ka ndjekur tubimin e Nismës për Kosovën në Rahovec, ku Limaj shtjelloi pikat kryesore të programit parazgjedhor të Nismës për Kosovën. Qytetarët mirëpresin dhe i besojnë këtij programi, sepse pas tij qëndron Fatmir Limaj, i cili sa ishte ministër, bëri një bum të vërtetë infrastrukturor në Kosovë.

Ku është Limaj, aty janë edhe ushtarët dhe komandantët më të mirë të UÇK-së. në Rahovec mirëseardhje i dëshiroi eprori i UÇK-së dhe aktivisti i njohur nga ky qytet, Enver Shala.

Përveç tubimeve klasike parazgjedhore, Nisma për Kosovën po fushon edhe takime direkte, ku po pritet me eufori nga qytetarët e të gjitha grupmoshave./LajmTV

Loading...