Anthony Joshua po kthehet në ring. Aktualisht boksieri më i popullarizuar në botë rreth orës 23:00 në Cardiff do të kryqëzoj dorëzat me kundërshtarin e shkëlqyeshëm nga Zelanda e Re, Joseph Parker. Edhe njëri edhe tjetri luftëtar janë kampion në kategorinë e rëndë, edhe njëri edhe tjetri nuk kanë përjetuar humbje në karrierën profesioniste dhe njëri e tjetri luftëtarë janë “artistë të nokautit”.
Joshua, para një viti theu “dinastinë Klitschko”, pra Vlladimirin, shënoi 20 fitore dhe po aq herë e detyroi arbitrin të shpëtoj rivalin.
Parker është dicka më i dobët me 18 ndërpreje në 24 mece.
Joshua është kampion në IBF dhe WBA në kategorinë e rëndë, kurse Parker posedon versionin WBO.

Është shumë vështirë të përcaktohet fituesi, edhe pse Joshua ka mposhtur rival më serioz. Parker kishte vuajtur ndaj Carlos Takamo, të cilin Joshua në tetor e pati ndal në raundin e 10.

Duhet patur parasysh se këta dy boksierë me mbi 100 kg, me një goditje mund të vendosin gjithcka.

Ky mec pritet të zgjasë më së paku shtatë raunde.

ANTHONY JOSHUA
15. 10. 1989
Britani e Madhe
Votford
198 cm
113 kg
20 fitore
20 KO
0 humbje

JOSEPH PARKER
9. 1. 1992
Zeland E RE
Saut Okland
193 cm
112 kg
24 fitore
18 KO
0 humbje

Loading...