“Messi në Inter?! Ndoshta!”, shkruan në ballinën e saj “Tutosport” dhe tani e gjithë bota po interesohet.

Duket si një trillim, por bëhet fjalë edhe për deklaratë.

Marko Tronketi Provera, kryetari i Pirelit, i cili është sponsor i Interit, i ka thënë këto fjalë për “Tuttosport”. Nuk bëhet fjalë as për shaka, as për një ëndërr të parealizuar, por kinse për një plan serioz të “neroazurëve”

“Shpresoj se në atë moment që lejohet fairplay financiar, Suning (kompania Kineze) do të mund të bëhet transfer i madh. Messi? Si mund t’i thoni jo Messit? Kush e di, ndoshta”, ka thënë Provera.

Loading...