Lufta kishte filluar që kur BDI u bë pjesë e pushtetit me LSDM-në. Njerëz të pangopur të partisë së UÇK-së dëshirojnë që vdekja ti gjejë në kolltukët e pushtetit. Por lufta ishte e heshtur mes fjalëve duke qarkulluar nëpër kafenetë afër selive të degëve të partive në të gjithë qyteteve. Kush do të ngel drejtor, e kush do të zëvendësohet, kush do të bëhet, kush do të jetë më i forti në parti, e kush me i forti në çarshi, është një nga luftërat më të reja në partinë e Ali Ahmetit këto ditë.

Pas shkarkimit të të gjithë drejtorëve të ASH-së së Selës, lufta  është ashpërsuar, duke hedhur edhe bomba për njëri tjetrin, vetëm që dikush të vazhdojë mandatin edhe katër vite, e dikush të bëhet, dikush të mbajë me dy duar karrigen e dikush t’ia tërheq karrigen. Thonë, se lufta më e ashpër është kur bëhet mes një populli, pasi nuk e din nga të vjen thika, ai që të ka përkëdhelur gjatë gjithë jetës tani ta ngul më thellë thikën.

Çdo ëndërrimtarë në BDI, që  ka pa ëndërr duke u bë drejtor, sot ka kujdes nga miku, sepse miku sot ta ngul thikën. Të gjithë ëndërrojnë e të gjithë rrinë heshtur pranë njëri tjetrit.

 

Sot, në BDI edhe ai që dje është bë anëtarë i kësaj partie, kishte pa ëndërr se ishte zgjedhur drejtor dhe që në orët e mëngjesit kishte aplikuar për të marrë certifikatë të njohur ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze ose certifikatë APTIS, testin psikologjik dhe testin për integrim.

Por të gjithë kanë të drejtë, për të aplikuar në postet që nuk japin llogari, e që nuk ju dëgjohet zëri katër vite, rehatohen, vjen shoferi te dera, ja hap derën, ja mbyll derën, vjen e shkon askush se din çka bën bile edhe vet nuk ia ka haberin se çka duhet të bëjë.

Lufta vazhdon për 69 vendeve për drejtor dhe 25 zëvëndës, andaj edhe  shteti ju zgjati edhe 15 ditë për të aplikuar, nuk dihet nëse do të ketë rrahje, por siç duket do të ndodh sikur në  policinë e Tetovës dy zihen i treti fiton.

Megjithat pushteti është i lezeteçëm./TetovaSot/

 

Loading...