Lugina e harruar

(Foto: Driton Bublaku),  Anita Kadriu
Shqipëria dhe Kosova nuk po realizojnë premtimet e dhëna për të përkrahur shqiptarët e Luginës së Preshevës as në aspektin politik, financiar e madje as human.

Asnjë shkollë, fakultet, rrugë, shtëpi kulture… nuk është investuar nga “vëllezërit” në Prishtinë e Tiranë.

Krejt çka ka marrë Lugina kanë qenë 50 mijë euro, të ndara nga takimi i dy qeverive në Prizren, për Maternitetin në Preshevë që nga analistët politikë dhe mediet ishin cilësuar si “vitra për Luginën” krahasuar me 40 milionë euro që jep Serbia për çdo vit për serbët në Kosovë.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Luginë thonë se nuk po përfillen nga shteti amë dhe Kosova, madje as Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për Luginën nuk mori mbështetjen e tyre.

Opozita kosovare e quan Qeverinë e Kosovës të dështuar sa i përket kujdesit institucional për banorët e Luginës.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të  Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, thotë për “Zërin” se deri tash përveç ndihmës financiare për Maternitetin nuk është dhënë ndonjë ndihmë tjetër nga të dy shtetet për Luginën.

Kjo, sipas tij, është bërë sa për t’u dukur se “ja dhe ne mbështesim shqiptarët atje”.

Në Luginën e Preshevës, shqiptarët diskriminohen në të gjitha aspektet, nga gjyqësia, integrimi, zhvillimi, punësimi, mësimi në gjuhë amtare, përdorimi i simboleve kombëtare, etj…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)

Image
Image

 

Loading...