Represioni që ushtroi shteti serb detyroi që shqiptarët e Luginës së Preshevës të lënë pas gjithçka patën. Ata u vendosën në qytete të ndryshme të Kosovës, për t’u bërë më pas banorë të këtij shteti, raporton “KohaVision”.

Por, ka disa herë që shprehin pakënaqësinë për trajtimin që ua bën Qeveria e Republikës së Kosovës, për çka thonë të kenë humbur durimin.

Kushtrim Kadriu nga shoqata “Vatra”, teksa tërheq paralele mes veprimeve që bën shteti serb ndaj qytetarëve që jetojnë në Kosovë, thotë se ajo që bën Qeveria e Kosovës është për të ardhur keq.

Ai u ka kujtuar krerëve të institucioneve se qindra qytetarë që vijnë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja paguajnë taksat e shtetit e nuk marrin pensione, për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me dokumentacion.

Të kontaktuar nga KTV-ja, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje. Ata kanë thënë se do të marrin informata më të detajuara dhe do të shpjegojnë këtë situatë në javën e ardhshme.

 

Loading...