Luis Enrique e nis me një fitore të rëndësishme aventurën e tij në stolin e Spanjës. Në Wembley në supersfidën e mbrëmjes së të shtunës triumfoi La Roja, me Spanjën që mposhti 2-1 me përmbysje Anglinë spektakolare që prodhoi një futboll të nivelit shumë të lartë. 3 pikët e para në grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve ku bën edhe Kroacia shkuan pikërisht për Spanjën e Luis Enriques me Saul dhe Rodrigon që përmbysën avantazhin provizor me Rashford. Në fund Anglia barazoi rezultatin por goli i Welbeck u anulua nga gjyqtari për një faull brenda zonës ndaj De Geas dhe Spanja u largua nga Londra me 3 pikët e para në Nations League. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes spikat fitorja e Greqisë në grupin 2 të Ligës C ndaj Estonisë me një gol të Fortounis ndërsa në Ligën D, Luksemburgu dhuroi spektakël ndaj Moldavisë duke fituar 4-0.

Loading...