Luiza nga Shkupi, kandidate e Partisë Socialiste në Belgjikë (Foto)

Luiza Duraki nga Haraçina-Shkup, juriste që jeton në Bruksel, është një kandidate tjetër shqiptare që do të garojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë. Luiza është kandidate e Partisë Socialiste në komunën Anderlecht të Brukselit, ku kandidon bashkë me një kandidate tjetër shqiptare, Vaile Shkodra Azizi, shkruan Gazeta Lajm.
Komuniteti shqiptyar në këtë komunë është mobilizuar për të përkrahur këto dy kandidate.
“Në komunën Anderlecht, për zgjedhjet lokale të 14 tetorit, ju ftoj të mbështesni masivisht kandidaturat e Vaile Shkodra Azizi dhe Luiza Duraki respektivisht 34 dhe 42 në të njëjtën listë PS.spa.CDH (mund të votoni për shumë kandidatë të së njëjtës listë).
Janë pjesëtare të ekipit strategjik që kemi hartuar për një pjesë të madhe të komunave të Regjionit të Brukselit!
Vailja është një vajzë dinamike, aktiviste e orëve të para të shkollës Vatra, koordinatore e Qendrës Vatra, të grupit të valleve dhe të grupit të grave Vatra si dhe ideatore e ngritjes së flamurit mbi Atomium! Luiza është juriste dhe është një vajzë që premton shumë si në aspektin profesional si në nivelin shoqëror, janë mbi të gjitha dy vajza shumë dinamike që do t’i shërbejnë shumë komunitetit!”, ka shkruar veprimtari shqiptar në Belgjikë Ahmet Gjanaj, duke bë apel përkrahës për Vailen dhe Luizën.

Loading...