Luka Modriç do ta fitojë topin e artë. E thotë gazetari më i njohur spanjol (VIDEO)

Tomas Roncero, gazetari më me nam në Spanjë, pjesë e së përditshmes prestigjioze sportive “AS” dhe analist sportiv në emisionin më të shikuar “EL Chiringuito”, ka dhënë mendimin e tij rreth fituesit të ardhshëm të çmimit “Topi i artë” që e merr futbollisti i vitit, shkruan gazeta Lajm.

Sipas, Roncero-s, është Luka Modriç ai që do ta merrë çmimin më të rëndësishëm për futbollistët.

“Kroacia do ta fitojë finalen të dielën, dhe kuptohet protagonist do të jetë Luka Modriç. Modriç, gjithmonë është protagonist. Luka, me magjinë në këmbët e tij. Luka është futbolli. Është krenari për madridistat”, ka theksuar mes tjerash Roncero.

Loading...