LifeStyle

Lulet janë demode tani, hashash për dhuratë

buqetehashashi357_1487152873-5043869-300x164-1
Një buqetë me lule? Jo, harrojeni. Një buqetë me hashash është zgjedhja me e çuditshme që mund të bëni dhuratë.Kjo ka ndodhur në Los Angelos, pasi Kalifornia e ka legalizuar përdorimin e kanabisit që prej nëntorit të vitit të shkuar dhe për ta blerë mjafton një leje e thjeshtë nga autoritetet.

Trëndafilat vyshken dhe hidhen shpejt, krejt çka mund t’i mbajë në memorien tuaj është një foto në instagram apo facebook, prandaj i riu ka menduar për diçka më kreative për të dashurën e tij.

Nuk mund të tymosësh trëndafilat. Mendova se do ishte diçka më e këndshme t’i dhuroja të dashurës këtë buqetë, në vend të asaj që pas një jave do të hidhej në plehra. Në këtë mënyrë, për një javë ne do të mund ta përdorim në praktikë këtë buqetë. Kur kthehesh në shtëpi pas një dite të gjatë pune, me dhimbje koke, lulet nuk të ndihmojnë shumë”, tha djaloshi nga LA.

Buqeta kapte vlerën e 400 dollarëve dhe mbante 28 gramë marijuanë.

Shën Valentini vazhdon të na habisë me dhuratat e tij

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top