Sport

Lyoni eliminon Beshiktashin pas penalltive (VIDEO)

95dff8c97df29ff79eef

Lyoni është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League pasi e mposhti 7:6 Besiktasin pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe ajo shtesë në “Vodafone Arena” përfundoi 2:1, ashtu si një javë më parë në Francë, andaj gjysmëfinalisti u desh të mësohej pas ekzekutimit të penalltive.

Nga penalltitë më të saktë u treguan mysafirët, që triumfuan 6:7. Vendasit dështuan dy herë nga penalltia, mysafirët vetëm njëherë.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Ajaxi. Pavarësisht humbjes 3:1 në Gjermani, pas 120 minutave lojë, holandezët u dërguan në gjysmëfinale falë vlerës së golit mysafirë, teksa ndeshjen e parë e kishin fituar 2:0 në shtëpi. /Express/

To Top