Macron: Ballkani Perëndimor duhet të presë për anëtarësimin

Presidenti francez prezanton vizionin e tij për një BE dhe Evropë të riorganizuar për të ardhmen, e cila në 10-15 vjet do të ketë “tre rrathë”.

Gjatë një takim në Portugali, Presidenti francez Emmanuel Macron, përcaktoi disa ide, se si mund të jetë Bashkimi Evropian në vitet në vijim. Çelësi i këtyre, reformave, do të ishte një eurozonë e përforcuar dukshëm, me Gjermaninë dhe Francën si shtyllën kurrizore të Bashkimit Evropian. Në rrethin e dytë do të ishin anëtarë e Bashkimit Evropian, “në një treg të fortë dhe unik, diku në mes Evropës së gjerë dhe eurozonës”, të cilat, nëse dëshirojnë të bëjnë përparim ekonomik dhe politik, mund të hyjnë në zonën e euros me një buxhet të veçantë.

Fondi Monetar Evropian mund të krijojë dhe të ketë një strukturë më të fortë politike. Rrethi më i gjerë do të ishte “një bashkim i vlerave, parimeve demokratike dhe lirive ekonomike” – diku midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që do të ishte shumë më pak i integruar dhe mund të përfshinte Rusinë dhe Turqinë”, por të tilla, që këto vende të miratojnë dhe respektojnë rreptësisht vlerat demokratike evropiane, -tha Presidenti Francez Emmanuel Macron në Lisbonë, gjatë një takimi me presidentin Antonio Costa dhe elitën politike të vendit. Rusia dhe Turqia mund të kenë vend në këtë rreth të gjerë, edhe pse nuk duhet të jenë anëtarë, por në vend të kësaj të gëzojnë “marrëveshje të ngushta bashkëpunimi”, shpjegoi presidenti francez.

Loading...