Magjia e urtisë

(Dr.Ibrahim Rugovës)

Magjia e urtisë i rrëmben të mëdhenjtë
magjia e urtisë i drejton lumenjtë
magjia e urtisë i hapë të gjitha udhët
magjia e urtisë i urtëson të paudhët.

Magjia e urtisë nuk i hedh fiqtë
një jetë dhe…pas saj i rrethuar nga miqtë
urtësi e ngjizur dhe rritur tek oxhaku
të nderohej miku,të nderohej pragu.

Magji e urtisë doli sërish në dritë
i përkulen ata që dje i vunë pritë
i vunë pritë në gjak,i vunë pritë në zemër
të mos kishte rritë,Urtësia,të mos kishte emër.

Magjia e urtisë i rrëmben të mëdhenjtë
magjia e urtisë i drejton lumenjtë
magjia e urtisë i hapë të gjitha udhët
magjia e urtisë i urtëson të paudhët!…

Loading...