Majk njihet për disa lidhje të dështuara. Reperi shqiptar Majk është shumë i suksesshëm në muzikë, mirëpo edhe jeta e tij private që nga fillimet e para të karrierës ka qenë në fokusin e medieve rozë, shkruan lajmi.net. Majk ka pasur disa lidhje të dështuara të cilat nuk ka pasur mundësi t’i mbajë të fshehura pasi fama dhe fansat e shumtë e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë. Atyre sigurisht se u ka interesuar edhe arsyeja se përse Majk nuk po martohet dhe pse ndarjet nga të dashurat i janë bërë rutinë. Pyetjen e njëjtë ia kanë bërë shpesh edhe nëpër intervista dhe reperi shqiptar më në fund e dha përgjigjen nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai thotë se femrat në qytetin e tij po bëjnë shpenzime të majme derisa pagat i kanë vetëm 300 euro dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet që e ka ‘zhgënjyer’ atë./Lajmi.net/

Loading...