Majlinda Kelmendi ka bërë një gjest tejet madhështor dhe human.

Ambasadorja e Care for Kosovo Kids dhe njëherit fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi shkroi këtë mesazh të veçantë duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH:

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaqet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”.

Loading...