Chad Orr ka qenë duke lundruar me shoqëri pranë bregdetit të Tajlandës, kur në barkë i ka kërcyer një majmun dhe ka grabitur vodkën.

Në vend se të merr ushqime, majmuni ka grabitur shishen me pijen alkoolike dhe ka nisur të pijë, ndërsa të pranishmit qeshnin me të.

“Është vodkë, këtu kemi një majmun të dehur tajlandez”, dëgjohet duke thënë Orr.

Pasi të ketë pirë një sasi të konsiderueshme, ka lëvizur për një moment në lundrën e peshkatarëve dhe më pas është hedhur në det.

Loading...