Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili aksidentoi tre shqiptarë që po shkonin në punë me biçikletat e tyre.

Sipas policisë italiane, 26-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Mediat italiane raportojnë se autori u largua pas ngjarjes, por u identifikua nga karabinierët dhe u vu në pranga.

Ai e ka pranuar krimin e kryer dhe për momentin ndodhet në ‘arrest shtëpie’, në pritje të gjykimit për vrasjen e kryer.

Loading...