MAKRADULI E FITOI RASTIN ME MIJALLKOVIN NË GJYKATËN E STRAZBURGUT

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg sot solli tre aktvendime në lidhje me katër aplikime të dorëzuar kundër Republikës së Maqedonisë. Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, dy nga katër aplikime janë ngritur nga Jani Makraduli, dhe për to është sjellë një aktvendim ku gjykata konstaton cenim të së drejtës së lirisë dhe shprehjes.

Aktvendimi i tillë, në dobi të Jani Marraduli është në lidhje me padinë e ish-drejtorit të Drejtorisë për Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, për shpifje publike.

“Gjykata në Strazburg konfirmoi se dënimi i Makradulit do të thotë shkelje e nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, gjegjësisht cenim të lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas gjykatës, komentet mbi pasurinë e nëpunësve publikë dhe përfshirja e tyre e mundshme në aktivitetet joadekuate kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme të interesit publik dhe këto janë në përputhje me parimet e nenit 10 të Konventës.

Këshilli Evropian për të Drejtat e Njeriut I dha aplikantit një shumë prej 1.500 euro për kompensimin e dëmit jo-material dhe 1.020 euro për shpenzimet në procedurë.

Dy rastet e tjera “ Hasani kundër Republikës së Maqedonisë” dhe “Bajramovski kundër Republikës së Maqedonisë”, Gjykata i ka shpallur të papranueshme për mosrespektimin e kritereve të nenit 35 të Konventës. /SHENJA/

Loading...