Makron: Siguria në Evropë nuk duhet të varet nga SHBA-ja

Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot sërish u angazhuar për projekt evropian të mbrojtjes, duke theksuar se Evropa për çështjet e sigurisë nuk do të duhet të mbështetet tek SHBA-ja.

“Ne duhet ta garantojmë sigurinë evropiane, ndërsa me vetë këtë edhe sovranitetin e saj”, theksoi Makron në fjalimin para ambasadorëve francezë në Paris.

Ai shtoi se në bisedimet për bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes do të duhet të inkuadrohen të gjithë vendet evropiane dhe Rusia, në rast se nëse ka progres me Moskën për çështjen për Ukrainën.

Makron në fjalim i prezantoi edhe prioritetet e diplomacisë franceze për vitin e ardhshëm.

Ai situatën në Siri e vlerësoi si shumë shqetësuese, para së gjithash në provincën Idlib, ku kanoset krizë e re humanitare. Idlib është nën kontroll të kryengritësve.

Makron apeloi që “edhe më shumë të përforcohet presioni ndaj regjimit sirian dhe aleatëve të saj” për tejkalim të konfliktit me mjete politike.

“Në këtë drejtim shumë pres nga Rusia dhe Turqia, para së gjithash për shkak të angazhimeve të tyre të ndërmarra”

Loading...