Drejtësia është vlerë për vendet euro-atlantike prandaj falja e individëve të caktuar të përfshirë në hetime serioze zgjoi reagimin e ndërkombëtarëve. Kështu vlerëson ish ministri i jashtëm Denko Maleski sipas të cilit, presidenti Ivanov veproi kundër Prokurorisë Speciale, organ ky i formuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Drejtësia është vlerë e demokracisë dhe duhet të trajtohet dhe të respektohet si vlerë. Në nivelin që kjo vlerë e quajtur drejtësi sundon në Maqedoni, në këtë nivel politikanët e Maqedonisë janë kompatibil me politikat evropian dhe të vendeve të tjera demokratike dhe në këtë nivel, shoqëria në Maqedoni është kompatibile me shoqëritë tjera demokratike”, deklaroi ish ministëri i jashtëm Denko Malevski.

Sipas Maleskit, në vendet demokratike është e logjikshme që ndaj akuzave të veprohet me hetime të pavarura dhe personat e përfshirë, nëse nuk ndjejnë faj, vetë insistojnë të zbardhet e vërteta.

“Nuk njoh shembuj të këtillë në vende demokratike. Në vendet totalitare dhe në diktaturë ajo është përditshmëri. Por ajo që di nga përvoja e vendeve demokratike është se personat e përfshirë, vetë insistojnë që të ndiqet drejtësia dhe të tregohet pafajësia e tyre kurse nëse ndjejnë qoftë edhe pak faj ndaj opinionit, ata tërhiqen dhe japin dorëheqje. Problemi jonë është se është e dukshme që ekziston faj dhe pozita do të mbajë pushtetin edhe periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj edhe insistojnë në shkuarje të shpejtë në zgjedhje”, tha Maleski.

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han duke komentuar vendimin e presidentit Ivanov, dje tha se Maqedonia ka perspektivë euro-atlantike vetëm me duke ndjekur botëkuptimin evropian dhe demokratik të sundimit të së drejtës

Loading...