Televizioni i Malit të Zi dhe agjencioni i lajmeve, “AFP, duke cituar burime diplomatike, njoftuan se ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s arritën marrëveshje mbi ftesën për anëtarësim të Malit të Zi.

Të mërkurën në orën 9:45 është caktuar një konferencë për shtyp në Bruksel, në të cilën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg do të shpallë zyrtarisht vendimin e Ministrave, transmeton zeri.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha dje në Bruksel se Mali i Zi ka bërë progres në përmbushjen e detyrimeve të veta dërgimi i ftesës për anëtarësim do të ishte një vendim historik se Aleanca vazhdon me një angazhim për Ballkanin Perëndimor dhe politikës së dyerve të hapura.

Edhe Presidenti malazias, Filip Vujanoviç, tha dje se është “e sigurt” se Mali i Zi do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe kjo është një çështje orësh.

Loading...