Maloku përshkruan qelinë në të cilën ndodhet Albin Kurti (Video)

Ish deputeti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, në vitin 2012 ishte emëruar drejtor në Burgun e Sigurisë së Lartë, i cili në atë kohë ishte në ndërtim e sipër. ai tregon se si duket qelia në të cilën është mbyllur Albin Kurti.

I pyetur në emisionin “Kontakt” se si e shesh dërgimin e Albin Kurtit në këtë burg ai ka thënë se me kërkesën e tij janë ndërtuar gjashtë qeli për personalitete të larta për zyrtarët e shtetit.

“Unë nuk e kam paragjykuar se kush mund të vendoset në ato qeli, mirëpo secili shtete duhet t’i ketë ato. Dhomat janë shumë më të mëdha dhe është një komoditet më i madh dhe në ato qeli nuk ka të burgosur të tjerë”, ka treguar Maloku.

Ai, Albin Kurtin e ka quajtur si lider të një projekti politik të cilin po mundohet ta prezantoj para qytetarëve dhe shtetit.

Loading...