Maqedoni

Mançevski: Institucionet nuk japin të dhëna për administratorët

adminitrat

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka një regjistër qëndror me të dhënat e sakta për numrin e përgjithshëm që personave të punësuar në administratën publike, njofton ministri Damjan Mançevski. Pasi ka dorëzuar të dhënat e kërkuara nga KSHZ, ministri Manëevski rrëfen se regjistri momental nuk tregon gjendjen reale në administratën publike pasi prej 1302 institucioneve, për 197 nuk ka asnjë të dhënë dhe kjo mund të ndryshojë pasqyrën mbi të punësuarit në administratë dhe kjo mund të jetë problematike për KSHZ-në e cila po përgatit zgjedhjet lokale. Edhe ato institucione që i kanë në regjistër, dyshohet se nuk i kanë plotësuar si duhet të dhënat.

DAMJAN MANÇEVSKI, MINISTRËS I INFORMATIKËS
“Në Maqedoni ekzistojnë 1302 institucione. 197 prej tyre nuk kanë kërkuar miratim për sistematizim nga ana e MSHI-së kështu që për ta nuk kemi asnjë të dhënë. 150 institucione tashmë kanë miratuar sistematizimin nga MSHI-ja por sistematizimi nuk është aktiv pasi nuk ka asnjë të dhënë. 918 institucione kanë miratuar sistematizimin dhe kanë shkruar të dhënat, por ekzistojnë indikacione serioze se të dhënat nuk janë shënuar në mënyrë të drejtë. 37 institucione që bien tek gjykatat, zhvillojnë sistematizim aktiv, edhe pse sipas ligjit, atyre nuk u duhet miratim nga MSHI-ja”

Kontrolli dalëngadalë po nxjerr në pah faktin se shumë institucione as nuk kanë sistemim aktiv, as nuk i kanë shënuar marrëveshjet e punësimit dhe as nuk kanë azhurnuar të dhënat e të punësuarve në administratë në përgjithësi.

DAMJAN MANÇEVSKI, MINISTRËS I INFORMATIKËS

“Në bazë të kësaj, MSHI nuk mund të garantojë për besueshmërinë e të dhënave, por vlerësojmë se të dhënatë që ia kemi dorëzuar KSHZ-së do ti shërbejnë për nevojat e shpalljes së zgjedhjeve lokale”
Kjo gjendje ka shtyrë ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që të bëjë kontroll tek të dhënat e të gjitha institucioneve dhe ditëve në vazhdim do të tentohet të bëhet azhurnim i ri. Sipas të dhënave të mbledhura nga institucione të ndryshme publike rezultojnë vetëm 115 720 të punësuar në administratën publike që sipas ministrit është larg numrit real dhe kjo e irriton për faktin se çdo vit për sistematizim janë ndarë nga 2 milionë euro.

To Top