Mançevski: Në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja

Në sektorin publik sipas numrave të fundit të siguruara nga institucionet ka 2.543 punësime të reja, kumtoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së se janë të punësuar 6.000.

Ai sqaroi se 2.359 janë të punësuar për një kohë të caktuar, derisa 184 në kohë të pacaktuar dhe shtoi se njëkohësisht sektorin publik e kanë braktisur 12.000 persona për baza të ndryshme. Të dhënat e MSHIA tregojnë se 4.761 janë larguar për shkak të skadimit të kohës së caktuar, 3.130 persona për shkak të përmbushjes së kushtit për pension, 740 persona për shkak të dorëheqjes së punëtorit, 511 për shkak të largimit nga puna nga ana e punëdhënësit, 385 kontraktuale…

Ai përkujtoi se janë ulur edhe shpenzimet për aplikim gjatë punësimit në bazë të dhënies së testit psikologjik dhe testit për integritet dhe cerifikatës për gjuhën angleze të cilat, siç tha ministri, ishin të paktën 100 euro.

Ai i hodhi poshtë edhe akuzat e VMRO-DPMNE-së për shmangien nga afati i paraparë me ligj për dorëzimin e planeve vjetore, dhe pranimin e planeve të dorëzuara jashtë afatit.

Loading...