Sport

Manchester Unitedi vazhdoi kontratën me Fellainin

5-fellaini

Manchester Unitedi ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së Marouane Fellainit edhe për një vit.

Mesfushori 29-vjeçar do të mbetet në Old Trafford deri në fund të sezonit 2017-18.

Fellaini u transferua nga ish-menaxheri i Unitedit, David Moyes në vitin 2013 dhe gjatë këtyre katër vjetëve ai ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, duke marrë kritika nga tifozët për performancat e tij në fushë.

Jose Mourinho ka thënë se është i mahnitur me belgun, të cilit ka vendosur që t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit.

To Top